Deprecated: Function curl_close() is deprecated since 8.5, as it has no effect since PHP 8.0 in /home/u483256323/domains/poorvam.com/public_html/subdomains/pore/includes/api.php on line 184
Abstract
<jats:p>Në këtë punim bëjmë një vështrim të shkurtër të veprës më të mirë të Vath Koreshit, “Ulku dhe Uilli”, njërit ndër romanet e rralla të shkruara me vetëdijen krijuese postmoderne të periudhës postkomu- niste. Romani “Ulku dhe Uilli” është ndërtuar mbi parimet e poetikës postmo- derne. Ai nis me paratekst që i vihet narratorit të pabesueshëm. Më saktë, edhe rrëfimi del i pabesueshëm sepse është rrëfim i treguar nga dikush tjetër për dikë tjetër, në retrospektivë. Si rrjedhojë e kësaj, teksti kalon nëpër nivele narracioni të shkallës së tretë. Koreshi, po ashtu, lë prapa formën klasike të të rrëfyerit dhe provon meta- fiksionin historiografik, një element tjetër esencial i modelit të shkrimit post- modern. Për ta bërë më të hapur këtë qëllim, ai vendos t’i kthehet historisë në mënyrë ironike. E kësaj natyre është edhe gjuha e veprës, një imitim stili i gjuhës arkaike të autorëve të parë shqiptarë, Buzukut, Budit e Bogdanit. Struktura formale e romanit është e ndarë dhe e organizuar në Libra dhe këta Libra janë të përbërë nga kapituj të shumtë. Në kuptimin narratologjik, seria e ngjarjeve, fabula, e romanit të Koreshit është e përbërë nga tri sekuenca të mëdha. Kjo ndarje lidhet e determinohet nga personazhet, karakterizimi i të cilëve na shpie në kundërvënien e tyre konkrete.</jats:p>