Deprecated: Function curl_close() is deprecated since 8.5, as it has no effect since PHP 8.0 in /home/u483256323/domains/poorvam.com/public_html/subdomains/pore/includes/api.php on line 184
Abstract
<jats:p>Terminologjia islame si një nga fushat që është mishëruar në mendësinë shqiptare, e që filloi të depërtonte qysh herët në gjuhën shqipe, akoma nuk ka arritur të standardizohet. Sot gjejmë në përdorim forma të dysorëve e të tresorëve për nocione të njëjta, si: profet- pejgamber-i dërguar, Zot-Allah-Perëndi, engjëll-melaqe, xhenet-parajsë, xhehenem-skëterrë-ferr etj. Për shumë nocione islame përdoren fjalë e terma me prejardhje neolatine, të cilat kanë depërtuar me ardhjen e krishterimit. Çështja për diskutim është se sa nga termat e kësaj fushe mund të gjejnë barasvlerësit e tyre shqip, pa ua humbur kuptimin? Në këtë punim do të vështrojmë disa probleme që lidhen me sinonimin dhe me shqipërimin e disa nocioneve islame në gjuhën shqipe.</jats:p>