Deprecated: Function curl_close() is deprecated since 8.5, as it has no effect since PHP 8.0 in /home/u483256323/domains/poorvam.com/public_html/subdomains/pore/includes/api.php on line 184
Back to Search View Original Cite This Article

Abstract

<jats:p>"Në këtë trajtesë shkencore shtjellohet kryesisht motivi folklorik, apo më mirë thënë – mitologjema që i dedikohet gurëzimit të botës njerëzore nga qeniet mbinatyrore, përkatësisht nga zanat. Në bazë të shembujve konkretë mëtohet të depërtohet në logjikën arkaike mitike dhe njëkohësisht të justifikohet veprimi i protagonistëve folklorikë dhe mitikë. Në të vërtetë, gurëzimi i njerëzve nga krijesat mitike – zanat – është pasojë e komunikimit joadekuat midis botës njerëzore dhe asaj mbinatyrore, si dy botë të veçuara dhe me kode të ndryshme veprimi, madje edhe të anasjella. Në përmbajtjen e punimit shkencor shqyrtohen dy lloje të gurëzimit: njëra e cilësuar si metamorfozë reverzibile (rikthyese) kur qeniet njerëzore, përkatësisht krushqit, pas gurëzimit të përkohshëm sërish kthehen në jetë apo në gjendjen fillestare. Ndërkaq, gurëzimi i dytë i cilësuar si metamorfozë ireverzibile (jokthyese) ka të bëjë me motive folklorike dhe mitike kur qeniet e gurëzuara njerëzore nuk mund të kthehen në jetë, por vazhdojnë ekzis- tencën e mëtejme në trajtë inorganike, përkatësisht në atë të ngurosur. Ndëshkimi që jetësohet në trajtë të metamorfizimit të qenieve njerëzore në qenie joorganike apo gurë, sipas besimit tradicional, është fryt i ndonjë mëkati paraprak apo sakrilegji që ushtrohet në raport me qeniet mbinatyrore apo shkelje e ndonjë kodi që rregullon marrëdhëniet familjare apo shoqërore."</jats:p>

Show More

Keywords

njerëzore qeniet gurëzimit mbinatyrore përkatësisht

Related Articles


Deprecated: Function curl_close() is deprecated since 8.5, as it has no effect since PHP 8.0 in /home/u483256323/domains/poorvam.com/public_html/subdomains/pore/includes/api.php on line 76
PORE

About

Connect